12.8 C
Sterling Heights
26/05/2026, 7:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presidenti Begaj në Vatikan, takohet me Papa Leonin XIV: “E ftova të vizitojë Shqipërinë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPresidenti Begaj në Vatikan, takohet me Papa Leonin XIV: “E ftova të...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, në Pallatin Apostolik.

Takimi mes Kreut të Shtetit shqiptar dhe Papës u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ndërsa në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si edhe bashkëpunimi në promovimin e paqes, dialogut dhe harmonisë fetare.

Përmes një reagimi publik pas takimit, Presidenti Begaj vlerësoi lidhjet e veçanta që Shqipëria ka me Vatikanin, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të këtyre marrëdhënieve.

Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt. Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri. Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ftesa për një vizitë të mundshme të Papës në Shqipëri konsiderohet një moment me rëndësi simbolike dhe diplomatike, duke pasur parasysh marrëdhëniet tradicionale të respektit mes popullit shqiptar dhe Selisë së Shenjtë. Shqipëria njihet ndërkombëtarisht për harmoninë fetare dhe bashkëjetesën mes besimeve, vlera që janë vlerësuar shpesh edhe nga Vatikani.

Vizita e Presidentit Begaj në Vatikan vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë vijojnë të mbeten të qëndrueshme dhe me bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme kulturore, shpirtërore dhe humanitare.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img