25.6 C
Sterling Heights
03/06/2026, 14:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama krahason protestuesit me grupime ekstremiste, reagon pas tubimit para selisë së PS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama krahason protestuesit me grupime ekstremiste, reagon pas tubimit para selisë së...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej disa ditësh kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një video nga protesta e zhvilluar para selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku një grup protestuesish dëgjohen duke përdorur fjalor fyes ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të qeverisë.

Në reagimin e tij, kryeministri përdori tone të ashpra, duke krahasuar thirrjet e disa protestuesve me retorikën e lëvizjeve ekstremiste të së kaluarës. Ai iu referua sloganeve nacionaliste si “Shqipëria e shqiptarëve”, duke argumentuar se ato ngjajnë me ideologji që kanë prodhuar përçarje dhe urrejtje në vende të tjera.

Rama bëri paralelizma me Gjermaninë naziste dhe me grupimin ekstremist grek Agimi i Artë, duke theksuar se retorika e bazuar te përjashtimi dhe etiketimi i kundërshtarëve si “tradhtarë” ka sjellë pasoja të rënda historike.

Kreu i qeverisë sugjeroi gjithashtu se pas protestave qëndrojnë nxitje politike, ndërsa kritikoi kundërshtimin ndaj investimeve dhe projekteve turistike që, sipas tij, synojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund të reagimit, Rama përdori shprehjen biblike “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, duke e mbyllur mesazhin e tij me një kritikë ndaj protestuesve që kundërshtojnë projektin.

Debati mbi projektin në Zvërnec vijon të mbetet i ndezur, me qytetarë, aktivistë dhe organizata mjedisore që shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm në ekosistemin e zonës, ndërsa qeveria mbron projektin si një investim me rëndësi për turizmin dhe ekonominë lokale.

Ja postimi i Ramës në Facebook: 

“MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE

Shqipëria e shqiptarëve’ dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurur se do ta djegim Shqipërinë e tradhtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek.

Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre.

Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img