Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në fshatin Bode të Maliqit, do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij.
Megjithëse titulli “Dëshmor i Atdheut” i jep të drejtën për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve, familjarët kanë vendosur që ceremonia e varrimit të zhvillohet në fshatin e origjinës së efektivit.
Sipas të afërmve, vendimi është marrë për arsye familjare dhe emocionale. Familja ka humbur vite më parë edhe një djalë tjetër, i cili gjithashtu shërbente në radhët e Policisë së Shtetit dhe ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit, ndaj kanë kërkuar që Enea Mekolli të varroset në vendlindje.
Humbja e efektivit ka prekur opinionin publik dhe kolegët e tij, pasi ai ra gjatë kryerjes së detyrës në një operacion për kapjen e një personi të kërkuar nga drejtësia.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


