23.2 C
Sterling Heights
13/08/2026, 0:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zjarri masiv pranë Lundrës, flakët duken edhe nga Tirana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZjarri masiv pranë Lundrës, flakët duken edhe nga Tirana

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Daiasit, mes Lundrës dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës. Situata paraqitet alarmante, ndërsa flakët dhe reja e dendur e tymit janë të dukshme edhe nga qendra e kryeqytetit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat e zonës, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe pemë. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen nga toka, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe objekteve në zonë.

Për përballimin e situatës janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrjes nga toka i është bashkuar edhe mbështetja nga ajri. Dy helikopterë po operojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Raportimet e fundit flasin për një situatë kritike në zonën mes Lundrës, Daiasit dhe Priskës, ku zjarri vijon të zgjerojë perimetrin. Rreziku është shtuar edhe për banesat dhe infrastrukturën pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Pamjet e zjarrit, me flakët që ndriçojnë kodrat e Tiranës dhe tymi që ngrihet në qiell, kanë krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe janë parë qartë edhe nga distanca, përfshirë qendrën e kryeqytetit.

Forcat në terren vijojnë betejën me flakët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img