26.7 C
Sterling Heights
31/08/2026, 14:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sali Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt SHBA-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSali Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të udhëtojë javën e ardhshme...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas miratimit të dokumentacionit të tij nga autoritetet amerikane.

Berisha është njoftuar për miratimin e vizës, ndërsa pritet që të tërheqë pasaportën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë gjatë paradites së së martës. Lajmi vjen vetëm pak orë pasi vetë kryedemokrati deklaroi se dokumentet e tij për udhëtimin ndodheshin ende në Ambasadën Amerikane dhe se nuk kishte marrë njoftim për pasaportën.

Berisha pritet të udhëtojë drejt SHBA-së në shoqërinë e një delegacioni ku bëjnë pjesë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët e PD-së Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Destinacioni i vizitës pritet të jetë Teksasi, ku Berisha synon të marrë pjesë në një aktivitet të republikanëve amerikanë, në kuadër të një delegacioni të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU). Sipas raportimeve të mëparshme, në dokumentet e publikuara lidhur me udhëtimin përmendet pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane në Dallas, e planifikuar për 9 dhe 10 shtator.

Vetë Berisha deklaroi të hënën se udhëtimi do të zhvillohet në Teksas dhe se nuk ka planifikuar ndonjë takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Dokumentet janë në Ambasadën Amerikane. Unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj në Teksas në një konferencë të Partisë Republikane Amerikane. Jam në një delegacion ndërkombëtar, i gjerë, i cili është i ftuar nga partia kryesore në IDU”, deklaroi ai.

Udhëtimi i mundshëm i Berishës në SHBA vjen pas një periudhe të gjatë gjatë së cilës ish-kryeministri shqiptar ka qenë subjekt i masave amerikane të shpallura në vitin 2021. Vizita e planifikuar në Teksas pritet të jetë një prej zhvillimeve më të ndjekura në marrëdhëniet e tij politike me qarqet republikane amerikane.

Me marrjen e pasaportës dhe konfirmimin përfundimtar të udhëtimit, pritet të bëhen të ditura edhe axhenda dhe takimet që delegacioni shqiptar do të zhvillojë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img