22 C
Sterling Heights
05/09/2026, 0:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri: Sofia Moreira de Sousa: Shqipëria mund të mbështetet në përkushtimin e BE-së për integrimin europian

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAmbasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri: Sofia Moreira de Sousa:...

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përcjellë mesazhin e saj të parë për publikun shqiptar, duke e cilësuar integrimin europian si një objektiv të përbashkët dhe një moment vendimtar në rrugëtimin e vendit.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Moreira de Sousa u prezantua me shqiptarët dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur procesin e integrimit gjatë mandatit të saj katërvjeçar. Ajo pason në këtë detyrë Silvio Gonzaton.

“Përkushtim të plotë për të ardhmen europiane”

Ambasadorja e re tha se, së bashku me ekipin e saj në Delegacionin e Bashkimit Europian, do të angazhohet për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit në BE. Ajo theksoi gjithashtu se puna do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare dhe me të gjithë partnerët e aktorët e përfshirë në këtë proces.

“Gjatë katër viteve të ardhshme të misionit tim në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në përkushtimin tim të plotë për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të Shqipërisë”, u shpreh Moreira de Sousa.

Mezi pret të njohë Shqipërinë

Në mesazhin e saj, ambasadorja vlerësoi mikpritjen e popullit shqiptar dhe tha se mezi pret të udhëtojë nëpër vend, për ta përjetuar dhe dëshmuar vetë. Ajo e përmbylli videomesazhin me një përshëndetje për publikun shqiptar: “Mirupafshim!”.

Mesazhi i parë i ambasadores së re vjen në nisje të mandatit të saj dhe përcjell një qasje të fokusuar te bashkëpunimi, mbështetja dhe përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Mesazhi i plote: 

“Përshëndetje, unë jam Sofia Moreira de Sousa dhe jam Ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri. Është një nder të jem këtu, në një moment kaq vendimtar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e Bashkimit Europian, jam këtu për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në koordinim të ngushtë me Shtetet Anëtare, do të angazhohemi me të gjithë partnerët dhe aktorët për të çuar përpara këtë objektiv të përbashkët.

Gjatë katër viteve të ardhshme të misionit tim në këtë vend të bukur dhe mikpritës, mund të mbështeteni në përkushtimin tim të plotë për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar dhe mezi pres të udhëtoj nëpër vend, për ta përjetuar dhe dëshmuar vetë. Mirupafshim!”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img