21.7 C
Sterling Heights
05/09/2026, 22:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Himarë, pas një nate të vështirë nën flakë: Zjarri nën kontroll, vijon monitorimi i vatrave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHimarë, pas një nate të vështirë nën flakë: Zjarri nën kontroll, vijon...

Një zjarr i madh që përfshiu kodrat pranë Himarës dhe kërcënoi banesa e struktura akomoduese gjatë natës së 4 Shtatorit është vënë nën kontroll, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura.

Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke rrezikuar zonat e banuara pranë bypass-it dhe kodrës së Pilurit. Gjatë natës, autoritetet kërkuan largimin e banorëve dhe personave në zonat e rrezikuara, ndërsa 36 banorë u evakuuan si masë parandaluese.

Sipas bilancit të bërë publik nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjashtë banesa janë përshkuar nga flakët, ndërsa nuk raportohet për humbje jete njerëzore. Ministri tha gjithashtu se nuk ka pasur dëmtime të bizneseve dhe se situata është totalisht e menaxhuar.

Në operacion janë angazhuar mbi 170 forca të Forcave të Armatosura, mbi 300 zjarrfikës dhe mbi 21 mjete zjarrfikëse. Ndërhyrja nga ajri ka nisur në orët e para të mëngjesit, në mbështetje të punës së ekipeve në terren.

Edhe pse situata paraqitet e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për banesat apo njësitë hoteliere, autoritetet theksojnë se operacioni vijon deri në shuarjen e plotë dhe izolimin e çdo vatre të mbetur.

Bashkia Himarë pritet të vijojë verifikimin e dëmeve dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Foto nga Google Images

Artikulli përgagitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img