-3.7 C
Sterling Heights
14/01/2026, 16:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kanionet e Holtës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTurizemKanionet e Holtës

Nëse nuk dini ku ta kaloni fundjavën tuaj Kanioni i Holtës është vendi ideal për të shkuar. Një nga destinacionet ku  mund të keni dëgjuar shumë pak , por që për shumë të huaj është kthyer në një pikë vizitimi.

Kanioni i Holtës gjendet në Gramsh, midis fshatit Bardhaj dhe atij Kabash. Ky kanion është formuar si pasojë e erozionit të lumit Holta dhe ka një shtrirje prej 3 km dhe është i thellë rreth 100 deri 150 m.

Në muret e kanionit mund të gjeni  shpella karstike ku disa prej tyre janë të paeksploruara. Përreth lumit dhe kanioneve, në shpatet e maleve gjatë tij gjenden pyje ku gjenden specie mjaft të rralla kafshësh si edhe shpendësh.

Për të gjithë ata që kanë nevojë për relaksim nga ana mjekësore , në anë të shkëmbit, burojnë  ujërat termale te ngrohta që ndihmojnë me sëmundjet. Ndërsa për ata që preferojnë aventurat , ky është vendi perfekt për ngjitje malore. Pa dyshim nje aventurë që nuk duhet humbur!

Foto marë nga Konica.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img