Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka përgëzuar qytetarët e Serbisë, veçanërisht studentët, pas fitores së tyre historike në zgjedhjet parlamentare të 25 Tetorit.
“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore, dhe veçanërisht studentëve që treguan vendosmëri dhe patriotizëm historik në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre. Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shkroi Wilson në X.
Mesazhi i tij vjen pas fitores së listës së mbështetur nga studentët, e cila, sipas rezultateve paraprake, siguroi shumicën parlamentare, ndërsa Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen. Wilson e cilësoi këtë moment si një mundësi për ripërtëritjen e marrëdhënieve amerikano-serbe, duke vënë theksin te sundimi i ligjit dhe sfidat që e presin udhëheqjen e re.
Foto nga Google Images
Artikulli përgatitur nga ACTVUSA


