-5.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 17:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me...

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Report Tv ka mësuar se ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Subak do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

 

Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:

 

Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?

 

Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?

 

Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?

 

Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img