13.8 C
Sterling Heights
04/05/2024, 10:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

A do i blen NASA të drejtat ekskluzive prej BDI-së për të shfaqur në Mars “Komedinë me Kuvendin dhe Presidentin”??

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetA do i blen NASA të drejtat ekskluzive prej BDI-së për të...

Kur më së paku pritej, opinioni gjeti një prehje të shkurtër nga përditshmëria e lodhshme dhe e ngarkuar prej fushatës intensive parazgjedhore. Këtë prehje të këndshme e solli organizimi i BDI-së dhe partnerëve të koalicionit, ku u zgjodh presidenti, u bënë ndryshimet kushtetuese, e çka nuk u bë

Atë që nuk e ka bë 20 vite e tepër, BDI e bëri për 15-20 minuta. Zoti hajr e bëftë, shumë kemi qeshë. Ende jemi duke qeshë me këtë komedi e cila pa dyshim do e marë çmimin kryesor në Festivalin Teatror të Ballkanit të Hapur në Beograd. Vuçiqi, Daçiqi e Bërnabiqi do bëhen copa mes veti se cili t’i takojë nderi për t’ia ndarë çmimin regjisorit. skenaristit dhe aktorëve të shfaqjes.
Nuk është çudi të të bëhet komedia e parë e cila do të shfaqet në planetin Mars, kur të zgjedhim drejtorin tonë në NASA.

Shakanë anash, nëse flasim sinqerisht, sa ishte qesharak, organizimi në fjalë po konsiderohet nga shumë qytetarë edhe si nënçmuese për intelegjencën. Si degradim i fushatës deri në një nivel, që konsideron se votuesit “edhe me i dhënë partia barë do e han”. Andaj një këshillë miqësore nga ana jonë: menjëherë të shkarkohen e largohen ideatorët e këtij “teatri”. Puna e tyre ishte sikur ndonjë berber i cili kur të qeth keq thonë “duhet t’i kthejë paratë që ia ke dhënë”. Prandaj BDI jo vetëm që duhet t’i përjashton nga radhët e veta autorët e kësaj ideje, por tua marë edhe paratë këshilltarëve që janë autorë të saj. Duhet sa më parë t’a marë këtë hap, nëse dëshiron të mbetet subjekt serioz politik. Komedia le t’u mbetet aktorëve të komedisë, politikanëve uk u ka hije deri në atë nivel.

Nëse dëshirojnë të shndërrohen në trupë teatrore për cirk dhe për komedi, atëherë i kanë gjetur njerëzit e vërtetë.
Poashtu nëse kanë vendosur ta ndërrojnë profesionin, e kanë gjetur formën e vërtetë.
Me ide të tilla ndoshta nuk është keq ta shqyrtojnë edhe këtë ide. Të mbyllin partinë në Reçicë dhe të hapin një Teatër për komedi, sepse me skenaristë e regjisorë që i kanë, suksesin do ta kishin të garantuar. Me “shfaqjen” e parë treguan se publik nuk do u mungon, por do e kenë me bollëk, si në salla, poashtu edhe në televizionet ku do i shfaqin.

Në Facebook e Youtube do të arrijnë shikueshmëri të garantuar milionëshe. Do të “vlon” Tik Toku e Instagrami nga komeditë presidenciale, parlamentare e qeveritare, sa që edhe teatrot e metropoleve botërore do tua kenë lakmi. është koha për të vendosur: ose në politikë, ose në teatër dhe komedi. të dyja bashkë nuk shkojnë, sepse rezultati do të jetë dëshpërues. 8 Maji nuk është larg!/Zhurnal.mk

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img