16.1 C
Sterling Heights
18/05/2024, 10:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bebe Rexha nominohet për një çmim të rëndësishëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizBebe Rexha nominohet për një çmim të rëndësishëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm. Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit”.

“Seasons” është kënga me të cilën 33-vjeçarja ka arritur të nominohet në këtë kategori, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023.

Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, dhe është publikuar sivjet në kuadër të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha, të cilin e ajo e publikoi në prill të këtij viti.

Bebe reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’.

Bebe këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimin Grammy në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por fitoi Beyonce. Ajo ka gjithashtu një nominim në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në shtator./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img