25.6 C
Sterling Heights
03/06/2026, 13:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha pas takimit me Metën: Është i burgosur politik, akuzat ndaj tij janë pa asnjë bazë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha pas takimit me Metën: Është i burgosur politik, akuzat ndaj tij...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllimet e tij kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Pas komunikimit me Metën, Berisha komentoi edhe situatën ligjore të aleatit të tij politik, duke e cilësuar procesin ndaj tij si një “farsë të turpshme” dhe duke akuzuar institucionet se po veprojnë mbi baza të pavërteta dhe dokumente të falsifikuara.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se akuzat e ngritura ndaj Metës nuk kanë asnjë bazë reale dhe se, sipas tij, çështja po mbahet gjallë për motive politike. Ai ftoi gazetarët dhe mediat të hetojnë dokumentacionin e dosjes, duke pretenduar se ekzistojnë parregullsi serioze në mënyrën se si po trajtohet rasti.

Lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po ndikon në vazhdimin e procesit ndaj Metës, ndërsa e përshkroi këtë të fundit si një “të burgosur politik”.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë komunikimit me Metën kishin diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, Berisha konfirmoi se biseda kishte prekur edhe këtë temë. Sipas tij, mbajtja në burg e ish-presidentit është e motivuar politikisht dhe lidhet me frikën që, sipas tij, qeveria ka ndaj kundërshtarëve politikë.

Berisha përsëriti qëndrimin e tij se procesi ndaj Metës është i padrejtë dhe se akuzat e ngritura nuk mbështeten në prova bindëse. Ai shtoi se opozita do të vijojë të denoncojë atë që e konsideron përdorim politik të institucioneve të drejtësisë.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment të vështirë personal për Ilir Metën, i cili po përballet njëkohësisht me humbjen e të atit dhe me procesin gjyqësor që vazhdon ndaj tij.

“E thotë Viktor Hygoi diku, çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato.

Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata.

Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim.

Unë ftoj mediat të bëjnë investigim.

Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij.

Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë.

E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur.

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Zoti Berisha, kjo ishte hera e parë që ju komunikuat me zotin Meta që pas arrestit të tij. Patët mundësi të diskutonit edhe mbase për çështje të tjera, për situatën politike? U ndau ai ndonjë shqetësim me ju?

Sali Berisha: Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img