15.4 C
Sterling Heights
13/05/2026, 5:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha: Tenderat e rrugëve në duart e klientelës, infrastruktura po shembet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha: Tenderat e rrugëve në duart e klientelës, infrastruktura po shembet

Kreu i PD-se, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e dhënies së tenderave në sektorin e infrastrukturës dhe cilësinë e rrugëve të ndërtuara në vend.

Përmes një reagimi publik, Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, akset kryesore rrugore të Shqipërisë, nga Hani i Hotit deri në Kakavijë, janë ndërtuar nga kompani prestigjioze europiane dhe amerikane. Sipas tij, situata ka ndryshuar plotësisht gjatë qeverisjes aktuale.

“ Në qeverinë Rama asnjë tender i rëndësishëm nuk është fituar nga kompani europiane, pasi mafia shqiptare nuk i lejon. Tenderat përfundojnë tek klientela Rama-Balluku dhe rrugët shemben si prej kashte. 1.5 miliardë euro në duart e 10 kompanive. Ky nuk është zhvillim, është monopol mafioz”,- shkruan Berisha.

Ai akuzon qeverinë se fondet publike për infrastrukturën po përqendrohen në një numër të kufizuar kompanish, të cilat sipas tij janë të lidhura me pushtetin. Berisha pretendon se kjo ka sjellë jo vetëm mungesë konkurrence, por edhe ulje të standardeve në ndërtimin e rrugëve.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur projektet infrastrukturore dhe kostot e tyre kanë qenë shpesh në qendër të debatit politik në vend, ndërsa opozita ka ngritur vazhdimisht akuza për korrupsion dhe favorizime në tendera.

Nga ana tjetër, qeveria ka mbrojtur projektet infrastrukturore si investime strategjike për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit, duke i konsideruar akuzat e opozitës si retorikë politike.

Ja postimi i tij:

”Në qeverinë e Partisë Demokratike, rrugët më të mira të Shqipërisë nga Hani i Hotit në Kakavijë, u ndërtuan nga kompani prestigjioze europiane dhe amerikane. Ndërsa sot, në qeverinë Rama asnjë tender i rëndësishëm nuk është fituar nga kompani europiane, pasi mafia shqiptare nuk i lejon! Tenderat përfundojnë tek klientela Rama-Balluku dhe rrugët shemben si prej kashte. 1.5 miliardë euro në duart e 10 kompanive. Ky nuk është zhvillim, është monopol mafioz.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img