20.1 C
Sterling Heights
15/04/2026, 22:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dy tornado godasin Michiganin Juglindor – Njoftimi zyrtar nga Shërbimi Kombëtar i Motit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeDy tornado godasin Michiganin Juglindor – Njoftimi zyrtar nga Shërbimi Kombëtar i...

Dy tornado janë konfirmuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Michiganin juglindor gjatë natës së kaluar, si pjesë e një stuhie të fuqishme që përfshiu rajonin me erëra të forta, reshje intensive dhe dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga autoritetet meteorologjike, një nga tornadot është regjistruar në zonën në jug të Barton Hills, në qarkun Washtenaw. Tornadoja udhëtoi 1.71 milje dhe pati erëra maksimale prej 110 milje ne ore.

Ndërsa tjetri është identifikuar në jugperëndim të Melvindale, në qarkun Wayne – shumë pranë zonës së Detroit-it. Tornadoja udhëtoi 0.3 milje dhe pati erëra maksimale prej 95 milje per orë.

Të dyja këto tornado janë klasifikuar si të kategorisë EF1, që do të thotë se kanë pasur erëra me shpejtësi të konsiderueshme, të afta për të shkaktuar dëme në ndërtesa, pemë dhe infrastrukturë. 

Një tjetër tornado më i dobët, i kategorisë EF0, është raportuar gjithashtu në zonën e Bridgeport, në qarkun Saginaw, duke treguar përhapjen e gjerë të këtij sistemi stuhish në të gjithë shtetin. 

Stuhitë që përfshinë Michiganin sollën erëra deri në 70 milje në orë, përmbytje të përkohshme dhe dëmtime në ndërtesa, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e plotë të dëmeve. 

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të kujdesshëm, pasi situata mbetet dinamike dhe mund të ketë përditësime të tjera lidhur me dëmet dhe zonat e prekura.

Ky episod rikthen në vëmendje rrezikun në rritje të fenomeneve ekstreme të motit në rajonin e Mesperëndimit amerikan, veçanërisht gjatë sezonit të pranverës, kur përplasja e masave ajrore krijon kushte të favorshme për tornado.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img