29.2 C
Sterling Heights
10/06/2026, 13:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erion Braçe ngre alarmin për rieksportin e hidrokarbureve drejt Kosovës: dyshime për kontrabandë dhe abuzime fiskale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetErion Braçe ngre alarmin për rieksportin e hidrokarbureve drejt Kosovës: dyshime për...

Deputeti Erion Braçe ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si po funksionon rieksporti i hidrokarbureve nga Shqipëria drejt Kosovës, duke pretenduar se pas këtij procesi mund të fshihen praktika të paligjshme dhe skema kontrabande që dëmtojnë tregun dhe financat publike.

Sipas të dhënave që ai ka paraqitur, për vitin 2025 importi i hidrokarbureve në Shqipëri ka arritur rreth 609 milionë kilogramë, që përkthehet në afërsisht 700 milionë litra. Në të njëjtën kohë, rieksporti i deklaruar drejt Kosovës rezulton të jetë 731 milionë litra, një shifër që sipas tij krijon mospërputhje dhe ngre pikëpyetje mbi destinacionin real të karburantit.

Braçe thekson se gati një e treta e këtij rieksporti realizohet nga vetëm një kompani, çka sipas tij rrit dyshimet për përqendrim të aktivitetit dhe mungesë transparence në treg. Ai shprehet se ekzistojnë “dyshime të forta” se një pjesë e karburantit që deklarohet si eksport drejt Kosovës, në fakt mund të tregtohet brenda territorit shqiptar, duke shmangur taksat dhe rregullat fiskale.

Në deklarimet e tij, Braçe e cilëson situatën si një “histori të turpshme kontrabande midis dy vendeve”, ku sipas tij mund të jenë të përfshirë edhe zyrtarë nga të dy anët e kufirit, të cilët bashkëpunojnë me operatorë të caktuar ekonomikë për përfitime financiare.

Ai paralajmëron se kontrabanda e karburanteve ka ndikim të drejtpërdrejtë në treg, duke mbajtur artificialisht të larta çmimet dhe duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. Sipas tij, ulja e çmimeve nuk sjell efekt nëse nuk goditet rrjeti i kontrabandës që operon në këtë sektor.

Në fund, Braçe i bën thirrje institucioneve fiskale dhe kontrolluese që të ndërhyjnë me hetime të thelluara dhe masa konkrete, me qëllim ndalimin e abuzimeve dhe rikthimin e transparencës në tregtinë e hidrokarbureve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ja nje pjese nga fjala e tij:

Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë, për të cilin nuk flet askush, sepse cenohen ata që mbron zotëria, të cilët supozohet se i mbroj edhe unë. Për vitin 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë rreth 609 milionë kilogramë, ose rreth 700 milionë litra. Rieksporti në drejtim të Kosovës ka qenë 731 milionë litra, ku gati një e treta realizohet vetëm nga një kompani.

Natyrisht, kam dyshime të forta se kjo naftë nuk shkon në Kosovë, por tregtohet brenda vendit. Kjo është një histori e turpshme kontrabande midis dy vendeve, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë nga të dyja anët, të cilët e realizojnë këtë aktivitet me të njëjtët operatorë dhe përfitojnë prej tij.

Kontrabanda është një element shumë i rëndësishëm që mban çmimet e larta. Çmimet e ulëta nuk kanë asnjë efekt mbi kontrabandën. Ky është një problem që duhet të adresohet nga institucionet tona fiskale, me qëllim që t’i jepet një goditje përfundimtare kësaj historie.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img