11.5 C
Sterling Heights
23/05/2026, 14:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hapi i radhës drejt integrimit, zyrtarizohet data e Konferencës Shqipëri-BE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHapi i radhës drejt integrimit, zyrtarizohet data e Konferencës Shqipëri-BE

Një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë është zyrtarizuar këtë të premte, pasi është konfirmuar mbajtja e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian më 26 maj 2026 në Bruksel.

Lajmi është bërë publik nga Këshilli i Bashkimit Europian, i cili përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se takimi do të fokusohet në konfirmimin e përmbushjes së standardeve të ndërmjetme nga ana e Shqipërisë, si dhe në vendosjen e standardeve përmbyllëse për Grupin 1 të negociatave, të njohur si “Bazat”.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi vendet anëtare të BE-së dhanë dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, një dokument kyç që konsiderohet vendimtar për ecurinë e mëtejshme të negociatave të anëtarësimit.

Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, standardet përmbyllëse do të përfshijnë fusha të rëndësishme si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, sistemi i drejtësisë, të drejtat themelore, siguria dhe kriteret ekonomike.

Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe kapitujt që lidhen me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë dhe sigurinë, prokurimin publik, statistikat dhe kontrollin financiar.

Pas miratimit të IBAR-it, dosja shqiptare pritet të kalojë edhe në COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, ku do të formalizohet zhvillimi i Konferencës së 8-të Ndërqeveritare.

Shqipëria mban statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian që prej vitit 2014, ndërsa qeveria shqiptare ka deklaruar vazhdimisht se synimi mbetet anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.

Njoftimi i Këshillit të BE-së:

Konferenca e 8-të e Anëtarësimit me Shqipërinë, 26 maj 2026

Pikat kryesore të rendit të ditës

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike (Kapitulli 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësia, liria dhe siguria), dhe kriteret ekonomike (Kapitulli 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar).

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img