-1.9 C
Sterling Heights
04/12/2024, 7:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit, që Kurti e anashkaloi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit, që Kurti...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mirëpritur zgjedhjen e Donald Trump president i 47 i SHBA-së.

Sipas tij, me ardhjen në pushtet pritet të rikonfirmohen marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA.

‘’Rikthim i madh i presidentit Trump në zyrën Ovale si president i 47 edhe me votë popullore edhe me votë të kolegjit. Ai tashmë po bënë histori në Amerikë. E gjithë bota ka qenë në pritje të këtij rezultati dhe natyrisht edhe ne si Republikë e Kosovës, si shqiptar në Ballkan me kureshtje të madhe dhe me besim të madh kemi pritë që të përfundojë ky proces zgjedhor dhe të rikthejmë, rikonfirmojmë marrëdhëniet e veçanta me SHBA-në që Kosova dhe SHBA-ja të konfirmohen në mandatin e presidentin Trump. Tash më po shihet si lloj destinimi apo si qëllim i madh që rikthimi i Trumpit president në Amerikë të ketë një prioritet ndaljen e luftërave dhe në veçanti pritjet tjera që lidhen me zhvillimet përreth nesh’’, tha Haziri.

AdveHaziri tha se me zgjedhjen e presidentit Trumpt presin që të konfirmohet pozicioni i politikës së jashtme Amerikane për marrëveshjen e 3 shtatorit 2020, tashmë e njohur si marrëveshja Hoti-Trump.

‘’Nëse i sheh 30 prioritetet e administratës në ardhje dhe presidentit të zgjedhur Amerikan, Donald Trump, e sheh që regjioni jonë nuk është në prioritet. Por, natyrisht që Republika e Kosovës dhe roli i SHBA-ve në veçanti në formatin e dialogut Kosovë-Serbi dhe në procesin e shtet ndërtimit që Kosova duhet të avancojë në marrëdhëniet euroatlantike ku nuk është vetëm lehtësues, por është lidere SHBA-ja në ruajtjen edhe në rrafshin e sigurisë. Prezenca e trefishtë Amerikane në Republikën tonë, me besim unë them që ajo që pres të ndodh është që të konfirmohet pozicioni i politikës së jashtme amerikane me marrëveshjen e 3 shtatorit 2020, tashmë e njohur si marrëveshja Hoti-Trump në zyrën Ovale. Ajo marrëveshje është konfirmuar edhe në presidencën e Biden në këto 4 vitet e fundit ka qenë në fuqi, por e injoruar në veçanti nga kryeministri Kurti dhe e hedhur poshtë nga presidenti serb Vuçiq. Rikthimi në këtë kornizë të marrëveshjes së 3 shtatorit natyrisht që Kosovës i jep format të ri dhe një mundësi të re’’, tha Haziri për rtv21.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img