7.1 C
Sterling Heights
15/05/2026, 4:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Meloni reagon pas debatit për marrëveshjen e emigrantëve: “Faleminderit Edi”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMeloni reagon pas debatit për marrëveshjen e emigrantëve: “Faleminderit Edi”

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar publikisht pas debatit të krijuar mbi të ardhmen e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Diskutimet nisën pasi në disa media ndërkombëtare u publikuan interpretime të një interviste të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, ku u aludua për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes në vitin 2030. Lajmi u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe mediat italiane.

Pas kësaj, reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili sqaroi se deklarata e ministrit ishte keqinterpretuar. Në një postim në rrjetin social X, Rama theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër do të mbetet në fuqi për aq kohë sa pala italiane do ta konsiderojë të nevojshme.

Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, postoi Rama në X.

Sipas Ramës, nuk ekziston asnjë plan për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe marrëveshja vazhdon të mbetet pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve në menaxhimin e emigracionit.

Më pas, Meloni shpërndau postimin e Ramës në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër: “Faleminderit Edi”, një reagim që u interpretua si konfirmim i marrëdhënieve të mira politike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy qeverive.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve ka qenë një nga temat më të diskutuara në arenën politike europiane, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe institucioneve ndërkombëtare për mënyrën se si do të zbatohet në praktikë.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img