22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 2:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mexhiti: Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot me grupin e saj parlamentar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMexhiti: Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot me grupin e saj parlamentar

Lidhja Europiane për Ndryshim: Prej sot Lidhja e ka edhe grupin e saj parlamentar

Pas formalizimit të emrit të ri të koalicionit tonë, sot Lidhja jonë ka vendosur t’i bashkojë edhe deputetët e saj në një grup të përbashkët parlamentar. Në frymë të vendimit të organeve të partive tona, ne sot e kemi dorëzuar te kryetari i Kuvendit njoftimin se tash e tutje ne do të kemi grup të përbashkët parlamentar. Koordinatore e këtij grupi, me dakordim trepalësh, është caktuar deputetja Safije Sadiki Shaini, ndërsa zëvendëskoordinatore do të jetë deputetja Merita Koxhaxhiku.
Në këtë mënyrë, Lidhja Europiane për Ndryshim synon t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që i lejon Rregullorja e Kuvendit për grupet parlamentare. Dhe, ndonëse mandati parlamentar është kah fundi, konsiderojmë se ka mjaft çështje dhe procese të hapura që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të shtetit, për çfarë Lidhja jonë është jashtëzakonisht e interesuar të ndihmojë. Në këtë drejtim, edhe formimi i grupit parlamentar do të jetë një vlerë shtesë në këtë organizim bashkëpunim. Që këtu duam që qytetarëve t’ua japim lajmin e gëzuar se bashkim ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet.
Kur jemi këtu, i bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i takon opozitës, sepse kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne e kuptojmë manipulimin dhe tendencën e tij, por le ta dijë se kjo te ne nuk kalon.
Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve nga regjimi i BDI-së dhe çirakëve të tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon. Madje, sa më shumë që mendojnë se na godasin dhe na pengojnë, kjo veç na bën më të fortë. Shumica e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që deshi të na shohë neve bashkë në këtë Lidhje, e dëshiron ndryshimin dhe këtë ortek të ndryshimit s’ka gjë që e ndalë. Ne jemi këtu vetëm që ta përmbushim këtë detyrim dhe të punojmë me përkushtim për ta siguruar suksesin e së ardhmes sonë të përbashkët.

Shkup, 13.11.2023
————————-

Европски сојуз за промена: Од денес Сојузот има и своја пратеничка група

По формализирањето на името на нашата коалиција, денес, нашиот Сојуз одлучи да ги сплоти и пратениците во една пратеничка група. Во духот на одлуката на нашите партиски органи, ние денес сме поднеле до претседателот на Собранието известување дека од сега понатаму ќе имаме заедничка пратеничка група. Координтарот на оваа група, со согласност од трите партии, се поставува пратеничката Сафије Садики Шаини, додека заменик-координатор пратеничката Мерита Коџаџику.

На овој начин, Европскиот сојуз за промена цели да ги искористи сите можности кои ги дава Деловникот на Собранието за пратеничките групи. Иако пратеничкиот мандат е при крај, сметаме дека има многу отворени прашања и процеси поврзани со европската иднина на замјата, за што нашиот Сојуз е сериозно заинтересиран да помогне. Во овој правец, и формирањето на пратеничката група ќе биде додадена вредност во оваа соработка. Од тука сакаме на граѓаните да им ја соопштиме радосната вест дека нашето здружување расте и нашата моќ се зголемува.

Кога сме тука, уште еднаш апелираме до претседателот на Собранието, г. Талат Џафери, да не го пролонгира изборот на членот на ДИК кој му следува на опозицијата, бидејќи тоа го прави соучесник во непочитувањето на Изборниот законик. Ние ја сфаќаме неговата тенденција и манипулација, но, да знае дека ова не му поминува!

Ние сме одлучни оваа битка да ја водиме се до целосното ослободување на албанците од режимот на ДУИ и нивните чираци. Во овој пат ништо не не обесхрабрува. Напротив, колку повеќе сметаат дека не напаѓаат и попречуваат, ова само не прави посилни. Мнозинството од Албанскиот народ во Северна Македонија, кој сакаше нас да не види заедно во овој Сојуз, сака промена и оваа лавина на промена никој не може да ја спречи. Ние сме тука само за да ја исполниме оваа обврска и вредно да работиме за да овозможиме успех на нашата заедничка иднина.

Скопје, 13.11.2023

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img