21 C
Sterling Heights
17/07/2024, 12:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria Taulant Balla nënshkruan sot në Qafë Morinë marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar, e cila njëherësh do të krijojë rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, në veçanti zonave përreth pikave kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Ministri Sveçla ka thënë se marrëveshja do të lehtësojë kalimin e qytetarëve nga të dyja vendet.

“Ashtu siç kemi deklaruar qe një kohë po punojmë intensivisht që të dy komunitetet të përafrohen sa më shumë në kuptimin e lehtësirave të ndryshme duke sjellë realitetin që realisht këta nuk do ta ndiejnë fare kufirin… Unë them se ne nuk do të ndalemi që puna jonë të jetë sa më efektive dhe jeta e qytetarëve të të dyja shteteve të jetë sa më e lehtë”, tha Sveçla.

Ai ka folur edhe rreth veprimeve që do të ndërmerr policia në rast të kalimit të personave ose veturave të dyshimta në pikat kufitare me Shqipërinë.

“Të gjitha veturat me targa të Republikës së Kosovës apo të Republikës së Shqipërisë nuk do të ndalen, ato do të regjistrohen nga kamerat. Në rast të dyshimit për ndonjë veturë apo udhëtarë, policia ka autorizimet dhe kapacitetet që të bëjë kontroll të dytë, por në realitet tash po mund të shoh se ka filluar zbatimi i protokollit të sapo nënshkruar dhe po shoh veturat me targat e të dyja vendeve duke qarkulluar pa u ndaluar fare”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Shqipërisë, Taulant Balla tha se arritja e kësaj marrëveshjeje për heqjen e kontrollit do të shkurtojë edhe kohën e pritjes për shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.

“Ne kemi përfituar nga mundësia që na jep teknologjia që përmes sistemit të kamerave të regjistrojmë të gjitha targat për të pasur një evidencë të qartë. Ndërkohë që lajmi i mirë nuk është vetëm për ne, për qytetarët e Shqipërisë apo të Kosovës, sepse në këto pika të kalimit kufitar janë dhe të shumtë turistët që vijnë të vizitojnë bukuritë e Malësisë së Gjakovës në të dy pjesët e saj, kështu që në këtë aspekt edhe për qytetarët e huaj, vizitorë që vijnë në Tropojë apo duan të shkojnë në Gjakovë, ky lehtësim i kalimit të kufirit është një mundësi e mirë,” tha Balla.

Ministri Balla ka thënë se lehtësimi i kontrollit kufitar ndërmjet dy vendeve do të ndikojë edhe në shtimin e numrit të turistëve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë. Ai ka thënë po ashtu se beson që Shqipëria sivjet do të tejkalojë shifrën prej 14 milionë turistëve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img