22.6 C
Sterling Heights
20/05/2026, 0:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Opozita dhe qeveria bashkë në Gjermani për integrimin europian të Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOpozita dhe qeveria bashkë në Gjermani për integrimin europian të Shqipërisë

Përfaqësues të opozitës dhe qeverisë shqiptare kanë zhvilluar një tur takimesh në Gjermani, me fokus procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformat që kërkon ky rrugëtim.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një videomesazhi ka theksuar se integrimi europian nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklaratash politike apo hapjesh formale kapitujsh negociues, por të shoqërohet me reforma konkrete dhe forcim të institucioneve.

Sipas saj, rruga drejt Bashkimit Europian lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e një shteti funksional dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në ekonomi. Tabaku është shprehur se tërheqja e investimeve të huaja kërkon institucione të forta dhe reforma ekonomike që, sipas saj, ende nuk janë realizuar plotësisht në Shqipëri.

Rruga e integrimit kalon përmes institucioneve të forta. Tërheqja e investimeve të huaja kërkon institucione të forta dhe reforma ekonomike që sot, fatkeqësisht, nuk janë kryer”,  tha Tabaku në mesazhin e saj.

Gjatë vizitës në Gjermani, delegacioni shqiptar ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve gjermane, përfshirë Kancelarinë Federale dhe Bundestagun, ku është diskutuar mbi progresin e vendeve kandidate dhe perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Pjesëmarrja e përbashkët e përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në këto takime është interpretuar si një sinjal bashkëpunimi institucional për një proces që konsiderohet me rëndësi kombëtare për Shqipërinë.

Vizita është organizuar me ftesë të ministrit gjerman për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum, dhe ka pasur në qendër shkëmbimin e eksperiencave mbi standardet dhe reformat që kërkon integrimi europian.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img