-1.9 C
Sterling Heights
04/12/2024, 6:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të Majit/ Meri Shehu vjen me lajme të mira për këto shenja: Marrin fund ditët e vështira për…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeParashikimi i yjeve për javën e fundit të Majit/ Meri Shehu vjen...

Me hyrjen e Jupiterit në Binjak, kjo shenjë ajri do të nisë një vit plot fat e begati. Njëkohësisht, as shenjat e tjera nuk do të mbeten pas por do të marrin nga energjia e mirë e planetit të fatit. Meri Shehu, në parashikimin e javës për emisionin “Rudina” tregon se kjo javë është fillimi i një periudhe shumë të rëndësishme gjatë së cilës do të përjetojmë të dyja anët e monedhës.

Meri Shehu: Kjo është java që ka bërë ndryshimin sepse Jupiteri, planeti i fatit ka kaluar tashmë në Binjak që dje kështu që Binjakët, Shigjetari, Peshqit dhe Virgjëresha do të ndiejnë një periudhë 1-vjeçare të fuqishme, me ndryshime të mëdha, në jetën e tyre do të hyjnë e dalin gjëra të rëndësishme, vendime të rëndësishme, përmbysje të rëndësishme të disa situatave ose rregullime të rëndësishme të disa të tjerave që kanë të bëjnë me bashkëpunimet, me karrierën, me familjen, me shtëpinë, me martesën e gjëra të tilla. Ky është një nga momentet kryesore dhe Mërkuri në Dem do të takohet me Uranin ku do të ndikojë jashtë mase tek Akrepët, Ujorët, Luanët dhe Demët për disa lajme që mund të shtyhen, ndryshohen ose mund të marrin një kthesë komplet tjetër. Shenjat më me fat nga Jupiteri në Binjak do të jenë Binjakët, Peshoret dhe Ujorët.

Dashi – 4 yje

Hyn Jupiteri në Binjak dhe komunikimi, lëvizja, planet, inteligjenca, puna intelektuale, sporti do jenë më në komunikim ose do t’i marrin gjërat më lehtë, marrëdhëniet me njerëzit e afërt do të jenë më të lehta dhe bizneset diku afër do të marrin më shumë përparësi.

Demi – 2 yje

Jupiteri nga Demi iku, do të merren shumë me çështjet ekonomike por një e papritur mund të shkëmbehet dhe nuk i dihet, ndonjë rënie e lehtë. Mund të hasin një turbulencë në çështjet ekonomike.

Binjakët – 5 yje

Janë ata që morën stafetën, Jupiteri në shenjën e tyre jep shumë fat, shumë sharm, komunikim, hapet loja por çdo moment ka dy anë, të mirën dhe të keqen kështu që Binjakët kur të hedhin monedhën me Jupiterin në fatin e tyre, jo gjithmonë mund të presin që ajo të bjerë siç duhet.

Gaforrja – 1 yll

Kanë një moment të vështirë, duhet ta marrin parasysh parashikimin personal për këtë vit sepse varet ku i kap Jupiteri në Binjak në hartën e tyre astrologjike.Gaforrja parapërgatitet për një vit të madh por derisa të vijë viti tjetër do të ndiejnë shumë pengesa, mbyllje dhe nuk do ta kenë aspak të lehtë të hapen e të shprehen.

Luani – 3 yje

Do të kenë më shumë komunikime me jashtë, punë inteleketuale, bashkëpunime, me shoqëri, kompani, duan të studiojnë, duan të merren me një projekt pilot ose jo. Do të ecin mirë në këtë drejtim.

Virgjëresha – 2 yje

Hyjnë në një periudhë ku monedha me dy anë do të luajë shumë rol, njëherë do ta shikojnë shumë bukur, njëherë nuk do ta shikojnë. Shumë gjëra do të fillojnë të ndryshojnë lidhur me karrierën dhe familjen, ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm që do të flasim shumë për to.

Peshorja – 5 yje

Është një nga shenjat me fat me Jupiterin në Binjak dhe mund të shijojnë më lirshëm, dalin nga bllokimi ekonomik, shpirtëror, frikërat, fobitë ose detyrimet ekonomike. Mos u çlironi shumë sepse medalja ka dy anë.

Akrepi – 4 yje

Akrepët janë në një moment kur dalin nga një krizë bashkëpunimesh ose ofertash shumë të forta dhe përgjegjësi shumë të forta pune. Relaksohen në planin ekonomik, shpirtëror duke gjetur zgjidhje më të lehta, më të thjeshta për të arritur sukses në ekonomi dhe jetën e tyre personale. Diçka e thjeshtë mund të jetë gjetja e zgjuar për të arritur një sukses ekonomik dhe jo vetëm.

Shigjetari – 4 yje

Janë në një moment pak më të vështirë, pretendohet që futja e Jupiterit në Binjak përballë shenjës së tyre të jetë pak antagonist, por kjo javë është e rëndësishme sepse tregon rrugën nga do të ecin dhe mund të kenë tendenca të fuqishme në lidhje me martesën e bashkëpunimet. Do të dalin bashkëpunimet, ngjyrimet e para në jetën e tyre që do të shohim cilat do të funksionojnë.

Bricjapi – 2 yje

Duhet të kenë shumë kujdes lidhur me punën sepse do të hapen shumë dhe nuk do të ushtrojnë më kujdes të veçantë, nuk do të dalin më aq seriozë sa ç’janë. Në çështjet shëndetësore mund të kenë rikthime problemesh ose do të harxhojnë shumë energji. Do të merren shumë me pamjen e jashtme, kjo do i bëjë më rinorë dhe do të dalin nga rutina.

Ujori – 5 yje

Janë në një moment shumë të fuqishëm, janë një nga shenjat më me fat sepse Jupiteri në Binjak u jep fat në dashuri, në punët krijuese, me fëmijët, çdo gjë merr përmasa më të mira dhe çlirohen nga përgjegjësitë. Takimi i Mërkurit me Uranin këtë javë është i rëndësishëm, tregon një përmbysje planesh për mirë.

Peshqit – 1 yll

Janë në një moment që ka të bëjë me familjen, karrierën por ndodh kaq papritur dhe është kaq i paqartë sa nuk e kanë marrë ende lajmin se ç’do të ndodhë kështu që shumë Peshq do të ndihen jashtë natyrës së tyre me hyrjen e Jupiterit në Binjak. Do të merren shumë me familjen, njerëzit e afërt, përkujdesje por do të shikojmë si do ta interpretojnë./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img