17.9 C
Sterling Heights
27/07/2024, 6:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

PDK: Sot është ezauruar mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPDK: Sot është ezauruar mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar.

Krasniqi, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.

“PDK-ja javëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit për t’ia shkurtuar mandatin jofrytdhënës kësaj qeverie. Ky angazhim ka ardhur si rezultat i stagnimit të shtetit tonë. PDK-ja e ka konsideruar se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet. Në këtë mënyrë do të ishin vetë qytetarët ata që do të vendosnin se çfarë kahje do të merrte shteti”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se PDK-ja ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj Qeverie.

Krasniqi ka theksuar se edhe për PDK-në dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar e shkuarjes në zgjedhje, por mundësi reale në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img