20.1 C
Sterling Heights
15/06/2025, 23:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Pearl Harbor”-i i Moskës: Të gjithe sytë te përgjigjja e Putinit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“Pearl Harbor”-i i Moskës: Të gjithe sytë te përgjigjja e Putinit

Një nga ngjarjet më dramatike që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë ka tronditur kreun e Kremlinit dhe të gjithë strukturën ushtarake të Federatës Ruse: gjysma e aviacionit strategjik të Rusisë është asgjësuar në një seri sulmesh të koordinuara nga forcat ukrainase në pesë rajone të ndryshme të vendit, duke përfshirë Siberinë Lindore dhe kufirin perëndimor.

Sipas burimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe vëzhguesve të pavarur, janë shkatërruar ose nxjerrë jashtë funksionit mbi 40 avionë bombardues strategjikë, të tipit Tu-22M3, Tu-95MS dhe disa njësi të Tu-160 – pjesë kyçe e arsenalit ajror të Rusisë, e ndërtuar për të lëshuar raketa bërthamore ose me rreze të gjatë veprimi.

Ky operacion, i përshkruar nga disa analistë ushtarakë si “Pearl Harbor-i i Moskës”, ka goditur rëndë krenarinë ushtarake të Kremlinit dhe ka vënë në alarm të lartë të gjitha strukturat mbrojtëse të shtetit rus. Analistët krahasojnë këtë sulm me sulmin ajror japonez mbi bazën amerikane në Pearl Harbor në vitin 1941 – një moment kyç që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjashëm, ky zhvillim mund të përshkallëzojë më tej konfliktin në Ukrainë.

Putin përballë një udhëkryqi historik – cilat janë opsionet?

Presidenti Vladimir Putin ende nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë publike për sulmin, por sipas mediave afër Kremlinit, të gjitha opsionet janë në tryezë. Situata ka shkaktuar tension të brendshëm në elitën ushtarake, ndërkohë që aparati propagandistik po përpiqet ta paraqesë ngjarjen si “sabotim të përkohshëm” apo “akt terrorist me ndihmë të huaj”.

Opsionet që po shqyrtohen në Moskë, sipas analistëve ndërkombëtarë, janë:

Përshkallëzim ushtarak total në Ukrainë, përmes përdorimit të raketave balistike, armëve të avancuara hipersonike dhe intensifikimit të sulmeve ndaj qyteteve ukrainase.

Goditje direkte ndaj infrastrukturës perëndimore që ndihmon Kievin, përfshirë linja furnizimi, armë apo sisteme mbrojtëse në Poloni, Rumani apo vendet baltike – një hap ekstrem që mund të çojë në konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Aktivizim i kërcënimit bërthamor, përmes zhvendosjes së armëve taktike në kufijtë perëndimorë të Rusisë, si formë presioni psikologjik dhe politik.

Kundërsulme kibernetike të përmasave masive ndaj infrastrukturës energjetike, financiare dhe ushtarake të vendeve që mbështesin Ukrainën.

Mobilizim i ri i popullsisë dhe futje në ekonomi lufte, për të përballuar humbjet dhe përgatitur një kundërpërgjigje afatgjatë.

Reagimi ndërkombëtar: Alarm dhe qëndrim tërheqës

SHBA, NATO dhe vendet aleate janë në pritje të reagimit zyrtar të Putinit, por në të njëjtën kohë kanë rritur nivelin e gatishmërisë në Evropën Lindore. Zëdhënës të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Ministrive të Jashtme europiane kanë bërë thirrje për përmbajtje, duke theksuar se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë, por pa përshkallëzuar konfliktin në një përballje globale.

Ukraina: Një mesazh i qartë

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin si “një hap të madh drejt dobësimit të makinerisë së terrorit ajror rus” dhe ka theksuar se “Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga ata që çdo ditë godasin qytetarë të pafajshëm”.

Në terren, morali në Ukrainë është në ngritje, ndërsa në Rusi, për herë të parë që nga viti 2022, po shtohen zërat kritikë për paaftësinë e ushtrisë ruse për të mbrojtur veten brenda kufijve të saj.

Ndërkohë që bota mban frymën, të gjithë sytë janë te Kremlini. A do e përmbajë Putini hakmarrjen, apo do të shtyjë Europën drejt një përballjeje të rrezikshme historike? Dita në vijim pritet të jetë vendimtare për fatin e rajonit – dhe ndoshta për më shumë se kaq.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img