21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 13:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ua ka dorëzuar sot vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raportin lidhur me masat ndëshkuese që i janë vënë Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPërfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ua ka dorëzuar sot vendeve...

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ua ka dorëzuar sot vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raportin lidhur me masat ndëshkuese që i janë vënë Kosovës tash e një vit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe javën e kaluar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte deklaruar se ka informacione se raporti i Josep Borrellit do të jetë pozitiv dhe do të rekomandohet heqja e masave.

“Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me aq sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, ishte shprehur Bislimi.

Bashkimi Evropian i kishte vendosur masa ndëshkuese Kosovës më 28 qershor të vitit të kaluar.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024.

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img