16.5 C
Sterling Heights
22/05/2026, 14:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Porta e Alpeve”, Kushi: Projekti do të ndikojë te arsimi dhe perspektiva e të rinjve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Porta e Alpeve”, Kushi: Projekti do të ndikojë te arsimi dhe perspektiva...

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherazi zv.kryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, e ka cilësuar projektin “Porta e Alpeve” si një nismë me ndikim të gjerë për zhvillimin e veriut të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, Kushi tha se projekti nuk lidhet vetëm me investimet infrastrukturore, por synon krijimin e një korridori të integruar zhvillimi që do të lidhë Alpet shqiptare me zona të rëndësishme turistike dhe ekonomike si Shkodra, liqeni i Shkodrës, lumi Buna, Velipoja, Shëngjini dhe bregdeti Adriatik.

Sipas saj, realizimi i këtij projekti pritet të sjellë më shumë mundësi për ekonominë lokale, rritje të turizmit dhe zgjerim të tregut të punës në rajon.

Deputetja u ndal veçanërisht te ndikimi që “Porta e Alpeve” mund të ketë në arsim dhe te të rinjtë. Ajo theksoi se zhvillimi afatgjatë kërkon jo vetëm investime fizike, por edhe përgatitje të kapitalit njerëzor përmes arsimit profesional dhe formimit të specialistëve të rinj.

Kushi deklaroi se projekti do të krijojë kërkesa të reja në tregun e punës për guida turistike të certifikuara, specialistë të hoteleri-turizmit, profesionistë të transportit, menaxhimit mjedisor, teknologjisë, shërbimeve dhe trashëgimisë kulturore.

Ajo shtoi se institucionet qendrore dhe vendore duhet të bashkëpunojnë për të lidhur investimet infrastrukturore me zhvillimin e arsimit profesional, në mënyrë që të rinjtë të kenë më shumë mundësi punësimi dhe perspektivë në vendin e tyre.

”Porta e Alpeve nuk është thjeshtë një ndërtim në infrastrukturë. Por bëhet fjalë për një perspektivë zhvillimi për të gjithë Shqipërinë e veriut. Për herë të parë synohet për t’u ndërtuar një korridor i integruar zhvillimi, që lidh Aplet shqiptare me Shkodrën, me liqenin e Shkodrës, me lumin Buna, me Velipojën, me Shëngjinin dhe bregdetin Adriatik.

Kjo do të thotë më shumë lidhje infrastrukturore, më shumë ekonomi lokale, më shumë turizëm dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë. Unë si nënkryetare e Komisionit të Arsimit desha të ndalem pak te një dimension i rëndësishëm i këtij projekti. Ndikimi që ai do të ketë te arsimi, te të rinjtë dhe te arsimi profesional. Sepse zhvillimi nuk ndërtohet vetëm me investime fizike, por me njerëz të përgatitur, me të rinj që kanë perspektivë në vendin e tyre.

Konkretisht projekti Porta e Alpeve krijon nevoja të reja për tregun e punës, për guida turistike të certifikuara, për specialistë të hoteleri-turizmit, për profesionistë të transportit, menaxhimit mjedisor, teknologjisë, shërbimeve dhe trashëgimisë kulturore. Prandaj investimi në infrastrukturë duhet të ecë paralelisht me investimin në arsimin profesional dhe kapitalin njerëzor. Kjo është një thirrje për institucionet tona, qëndrore e vendore”,-tha Kushi.

Në një realitet ku veriu i vendit po përballet prej vitesh me shpopullim të vazhdueshëm, largim të të rinjve dhe mungesë mundësish konkrete për punë e zhvillim, çdo projekt i ri prezantohet si “shpresa e madhe” që do ta kthejë situatën përmbys. Ironia qëndron pikërisht te fakti se ndërsa flitet për perspektiva të reja në arsim dhe treg pune, shumë prej atyre të rinjve që këto projekte synojnë t’i mbajnë në vend, tashmë kanë bërë gati valixhet prej kohësh, duke e parë të ardhmen më shumë jashtë vendit sesa në Alpet shqiptare.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img