16.1 C
Sterling Heights
18/05/2024, 11:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Prehet i qetë në tokën e Malësisë që aq shum e deshti atdhetari Dodë Prekë (Doli) Gojçaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPrehet i qetë në tokën e Malësisë që aq shum e deshti...

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 77 vjeçare, ka ndërruar jetë, atdhetari i shquar Dodë Prekë Gojçaj.

I ndjeri Doda, i takonte Familjes së madhe atdhetare të Prekë Gjonit, e cila shquhej për arsimdashje, atdhetarizëm dhe fuqizim të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

Kontributi i Dodës për çlirimin e Kosovës është i madh si dhe kontributi për të drejtat e shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Doda ishte bartës i aktiviteteve arsimore, politike e atdhetare në Malësi të Madhe, aktiv nga koha kur shqiptarët vuanin nën okupimin jugosllav, duke përkrahur familjet e varfra, duke përkrahur arsimin shqip, dhe duke u rreshtuar në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.

Shtëpia e Gojçajve ka qenë cak i bastisjeve dhe përgjimeve sistematike të ish Jugosllavisë, si dhe organeve moniste të Malit të Zi si familje e shquar atdheetare, e njohur për besë, burrëri dhe mbrojtës të interesit nacional me gjenerata.

Malësia e Madhe dhe kombi, ka humbur birin e saj fisnik, atdhetarin e shquar Dodë Prekë Gojçajn, ndërsa familja ka humbur pjesëtarin e saj që krenarinë dhe namin e familjes e ngriti në nivelin më të lartë.

Ceremonia funerale për të ndjerin është mbajtur ditën e Martë, më 2 janar 2024 në “Wasik Funeral Home”, Schoenherr, Shelby Township, Michigan, kurse ngushëllime për të ndjerin jan pritur dje dhe sot, në shtëpimë funerale në Tuz, ku dhe u bë ceremonia e varimit në varrezat familjare në Kodër të Kishës në Malësinë e Madhe.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Gojçaj!

I qoftë i lehtë dheu i Malësisë që aq shumë e deshti dhe punoi për të!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img