28.2 C
Sterling Heights
04/06/2026, 14:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama reagon pas ngjarjes tragjike në Maliq: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama reagon pas ngjarjes tragjike në Maliq: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Sipas Ramës, ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë duke u fshehur në zonat malore të Korçës dhe duke arritur në disa raste t’u shpëtonte rrethimeve të forcave të rendit.

Në reagimin e tij, kryeministri theksoi se gjatë përballjes i shumëkërkuari hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e një tjetri. Autori u plagos gjatë operacionit dhe më pas u arrestua nga forcat e policisë.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shprehu nderimet e tij për efektivin e rënë në krye të detyrës, duke i cilësuar sakrificat e punonjësve të policisë si një shërbim të vyer ndaj vendit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër”, u shpreh ai.

Në fund të reagimit, Rama kërkoi ndëshkimin maksimal për autorin e ngjarjes dhe shprehu mbështetjen e tij për Policinë e Shtetit.

“Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, përfundoi kryeministri.

Reagimi i Ramës: 
“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër🇦🇱

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img