28.2 C
Sterling Heights
09/06/2026, 16:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama zbulon “sekretin” e integrimit: Bashkitë shqiptare duhet të mësojnë si të përdorin fondet e BE-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama zbulon “sekretin” e integrimit: Bashkitë shqiptare duhet të mësojnë si të...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli sërish me optimizëm europian në aktivitetin e programit “EU4Municipalities II”, duke shpjeguar se Shqipëria po ecën drejt BE-së me hapa të sigurt… mjafton që bashkitë të arrijnë fillimisht të kuptojnë formularët dhe procedurat.

Sipas Ramës, problemi më i madh nuk janë paratë, por njerëzit që duhet t’i menaxhojnë ato. Me pak fjalë, Bashkimi Europian është gati të japë miliona euro, ndërsa Shqipëria ende përpiqet të gjejë kapacitetet për t’i përdorur pa u humbur rrugës në burokraci.

Kryeministri e cilësoi programin si shumë të rëndësishëm, jo vetëm për 11 milionë eurot që sjell, por edhe sepse u mëson bashkive artin misterioz të “përthithjes së fondeve”, një aftësi që në Ballkan trajtohet pothuajse si shkencë më vete.

Në fjalën e tij nuk munguan falënderimet për partnerët ndërkombëtarë dhe GIZ-in gjerman, të cilët prej vitesh vazhdojnë të ndihmojnë pushtetin vendor shqiptar të modernizohet. (GIZ është agjencia gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim. Emri i plotë është Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit.)

Praktikisht, Europa vazhdon të financojë trajnime që bashkitë të arrijnë një ditë standardin revolucionar: të funksionojnë normalisht.

Programi “EU4Municipalities II” financohet nga Bashkimi Europian me 10 milionë euro dhe nga Gjermania me 1 milion euro shtesë. Qëllimi është forcimi i pushtetit vendor, përmirësimi i shërbimeve dhe zhvillimi i infrastrukturës.

“Ky program lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që, përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore, të cilat përbëjnë edhe problemin tonë më të mprehtë sot dhe në të ardhmen, nëse nuk fokusohemi që tani në adresimin e tij. Me këtë dua të them se BE-ja dhe anëtarësimi në familjen europiane janë një bekim, por edhe një sfidë e madhe për Shqipërinë, veçanërisht në nivel vendor, pasi konsolidimi i qeverisjes vendore është pjesë e pandarë e funksionimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve institucionale.

Një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është aftësia për të përthithur mbështetjen e BE-së, përmes njohjes së mënyrës se si mund të realizohet kjo. Në këtë pikë, ky program është kyç.

Nuk bëhet fjalë thjesht për 11 milionë eurot e para si shumë financiare, por për të gjithë instrumentin dhe mënyrën se si është ndërtuar ai, gjë që do t’i bëjë bashkitë edhe më të angazhuara për të pasur akses në këtë instrument. Kam besim se, me mbështetjen e aktorëve të përfshirë dhe të miqve të GIZ-it, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në ecurinë e pushtetit vendor — jo vetëm si mbështetje financiare e shtetit gjerman, por edhe si burim dijeje — si edhe me angazhimin e ministrit të Pushtetit Vendor, ne mund të bëjmë më të mirën dhe të nxjerrim maksimumin e mundshëm për bashkitë tona”, tha Edi Rama.

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img