21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 13:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Si të mbrohemi nga rrezet e diellit?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSi të mbrohemi nga rrezet e diellit?

Përdorimi i kremrave kundër diellit njihet gjerësisht si një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për shëndetin tonë. Më shumë se 80% e rasteve të kancerit të lëkurës me melanoma shkaktohen nga djegia prej diellit, dhe ky numër po rritet nga viti në vit. Vlerësohet se çdo vit paraqiten rreth 1.5 milionë raste të reja të pacientëve të prekur me kancerin e lëkurës, shifër kjo që pritet të rritet me 50% deri në vitin 2040.

Pavarësisht këtyre fakteve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme në lidhje me rreziqet e ekspozimit në diell, ka shumë paqartësi rreth asaj se si dhe kur duhet aplikuar kremi kundër diellit.

Pse duhet ta mbrojmë lëkurën tonë nga dielli?

Kur jemi të ekspozuar ndaj diellit, rrezet ultravjollcë (UV)  dëmtojnë ADN-në, proteinat dhe molekulat e tjera që gjenden në qelizat tona të lëkurës, thotë Richard Gallo, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, raporton Në sasi të moderuar, ekspozimi ndaj rrezeve UV të diellit ndihmon qelizat e lëkurës sonë që të gjenerojnë vitaminën D, por ekspozimi i tepërt mbetet shkaktari kryesor i formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës.

Çfarë është SPF-i?

SPF do të thotë “faktor i mbrojtjes nga dielli” dhe numri i bashkangjitur në shishet e kremrave të diellit tregon se sa është i efektshëm ai krem bazuar në sasinë e rrezeve UV të diellit. Prandaj, sa më i lartë të jetë numri në shishen e SPF-it, aq më e mbrojtur është lëkura juaj. Sasia e rrezatimit UV ndaj të cilit jemi të ekspozuar ndryshon gjatë ditës, sa më të forta të jenë rrezet e diellit aq më të ekspozuar jemi ndaj këtyre rrezeve. Rrezet e diellit janë më të forta ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00.

A e bllokon kremi kundër diellit prodhimin e vitaminës D?

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit për të ndihmuar në ruajtjen e kockave të forta dhe ruajtjen e sistemit tonë imunitar. Ka pasur disa shqetësime se përdorimi i kremit kundër diellit mund të bllokojë përthithjen e vitaminës D, por, sipas disa studimeve, rreziku që kremi kundër diellit të ndikojë në sasinë e vitaminës D që trupi jonë përthith është i ulët.

Sa dhe si duhet përdorur kremi kundër diellit te të rriturit? 

Agjencia e Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) këshillon që të rriturit të aplikojnë 2 mg për cm2 krem mbrojtës ndaj diellit në lëkurë, që do të thotë se nëse aplikojmë më pak se kaq, ai nuk do të ofrojë masën e nevojshme të mbrojtjes. Kjo sasi shpesh krahasohet me afërsisht gjashtë lugë çaji për fytyrën dhe trupin e një të rrituri me madhësi mesatare.

Sa dhe si duhet përdorur kremi kundër diellit për foshnjat dhe fëmijët? 

Lëkura e fëmijëve të vegjël është tepër e ndjeshme ndaj rrezeve UV, kështu që është tepër e rëndësishme që ata të mbrohen nga dielli. Te foshnjat nën moshën gjashtë muajsh nuk duhet të përdoret krem kundër diellit. Ato nuk duhet të ekspozohen drejtpërdrejt në diell, por të mbrohen me veshje të gjata.

Rekomandohet që të aplikoni dy lugë çaji krem kundër diellit për dyvjeçarët, tre lugë çaji për pesëvjeçarët, katër lugë çaji për nëntëvjeçarët dhe pesë lugë çaji për 13-vjeçarët. Për fëmijët më të rritur, ekspertët rekomandojnë riaplikimin e kremit kundër diellit çdo dy orë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img