Drafti i NFL-së është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara, duke tërhequr mijëra tifozë dhe vëmendjen e mediave në mbarë botën. Washington, D.C. do të jetë epiqendra e futbollit amerikan në pranverën e vitit 2027, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në qytet.
Presidenti Donald Trump, së bashku me Komisionerin e NFL-së Roger Goodell dhe pronarin e Washington Commanders, Josh Harris, e bënë njoftimin në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. President Trump e quajti këtë një “moment të madh për sportin dhe për qytetin”, duke theksuar se Drafti do të zhvillohet në National Mall, një vendndodhje ikonike në zemër të kryeqytetit.
Drafti i NFL-së pritet të sjellë më shumë se një milion vizitorë në Washington, D.C., duke gjeneruar të ardhura të mëdha për bizneset lokale dhe duke promovuar turizmin. Kujtojme ketu qe drafti i këtij viti në Green Bay gjeneroi rreth 94 milionë dollarë për shtetin e Wisconsin, sipas ekspertëve. Kryetarja e Bashkisë së Washington-it, Muriel Bowser, tha se ky event do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe do të krijojë mundësi të reja për komunitetin.
Kujtojme ketu qe drafti i këtij viti në Green Bay gjeneroi rreth 94 milionë dollarë për shtetin e Wisconsin, sipas ekspertëve.
Drafti i NFL-së i vitit 2027 në Washington, D.C. do të jetë një ngjarje e paharrueshme për tifozët e futbollit amerikan dhe për qytetin. Me mbështetjen e Presidentit Trump dhe NFL-së, ky event premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm që do të sjellë energji dhe entuziazëm në kryeqytetin amerikan.
Foto nga Fox News