16.1 C
Sterling Heights
18/05/2024, 11:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Veriu i vendit një bukuri që të lë pa frymë ‘publikuar nga të huajt harruar nga shteti’ Nga Eliona Shkreli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSocialeVeriu i vendit një bukuri që të lë pa frymë 'publikuar nga...

Veriu shqiptar është ndër mrekullitë e natyrës që duhet promovuar e eksploruar. Një ‘botë e egër’ mahnitëse që të lë pa frymë e gojëhapur në momentin që fillon e prek me këmbë, biçikletë, makinë, motorr etj

Mediat e huaja e promovojnë këtë ‘mrekulli’ shqiptare, ndërsa Bashkia e Shkodrës, e Vau Dejës apo Malësisë së Madhe mendojnë se mjafton të promovohet vetëm përmes faqeve të facebook-ut të kryetarëve apo institucionit!

Veriu shqiptar ka nevojë për zhvillim dhe ai vjen kur infrastruktura të jetë ‘on top’ që nga ndërtimi I akseve me parametra europianë e deri tek mirëmbajtja e rrugëve sidomos gjatë dimrit. Qeveria shqiptare duhet të pajisë me titujt e pronësisë të gjithë banorët që trashëgojnë tokat e të parëve të Tyre në mënyrë që të zhvillohet ekonomia përmes hapjes së bizneseve hoteleve, restoranteve etj. Të përqendrohet jeta kulturore edhe Atje, në ‘egërsinë’ e Maleve, në verë e në dimër…më pas, gjithçka vjen duke u pasuruar e përmirësuar. Dhe pasi të realizohen të gjitha këto, duhet vizion për të promovuar qoftë bukuritë natyrore, traditën, ushqimin Bio, bimët mjekësore, veshjet e zonës, zakonet, mikpritjen etj.

Për bukurinë dhe vlerat njerëzore e zakonore të Veriut shqiptar flitet sot e mot, janë shkruar artikuj e libra nga studiues, shkrimtarë e njerëz me influencë mbarë botërore. Fatkeqësisht, qeveritë kanë punuar pak, që prej 10 vitesh aspak, për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e këtyre zonave që mahnisin këdo që I viziton.

Zonat më të bukura të Veriut sot janë të sh’populluara, banorët kanë ikur, janë shpërngulur sepse mangësitë fillojnë nga kushtet më elementare infrastruktura, prezenca e mjekëve apo kushtet e shkollave…Shumica e të rinjve kanë ikur jashtë, sepse nuk shohin shpresë në vëndin e tyre, ndërsa Ata që kanë mbetur janë shpërngulur në qytet si pasojë e mangësive bazë për të jetuar atje.

Veriu I një bote përrallore, por I sh’populluar nga njerëzit, I braktisur nga shteti e njerëzit…Shteti e ka lënë në harresë ndërsa njerëzit janë larguar për shkak të harresës së shtetit…ç’paradoks I çuditshëm!

Ndërkohë, ‘Financial Times’ promovon këtë ‘perlë’ shqiptare të cilën bota ‘ëndërron’ t’a ketë, ndërsa bota shqiptare e anashkalon, duke e trajtuar si një ‘ të pavlerë’. Shqipëria e vogël është ‘pronare’ e pasurive të mëdha turistike thjesht ka nevojë për njerëz që drejtojnë me vizion, pa interesa korruptive, me ndershmëri dhe përgjegjësi…Thjesht Veriu duhet parë si ‘vlerë’ natyrore për t’u përmirësuar, pasuruar e zhvilluar, jo si një zonë që fillimisht duhet llogaritur sa përfitime personale sjell për pushtetarët e korruptuar dhe miqtë e tyre të pasur./Eliona Kodra Shkreli.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img