Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka vlerësuar projektin “Porta e Alpeve” si një nismë me potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave veriore të vendit.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo thekson se zonat e veriut kanë nevojë për më shumë investime dhe mundësi të reja, duke e konsideruar këtë projekt si një hap që mund të ndikojë pozitivisht në jetën e banorëve dhe në gjallërimin e ekonomisë lokale.
Sipas saj, ndërhyrjet dhe investimet e parashikuara në kuadër të “Porta e Alpeve” pritet të kenë ndikim në disa prej zonave më të rëndësishme turistike të veriut, përfshirë Shkodër, Velipojë, lumin Buna dhe Shëngjin.
Deputetja socialiste thekson se rritja e turizmit në këto zona do të sjellë edhe më shumë hapësira për zhvillim biznesi, si dhe mundësi të reja punësimi, veçanërisht për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

“Porta e Alpeve” qenka projekti që do ndryshojë veriun… sepse mesa duket, deri tani mungonte vetëm “porta”. Pas dekadash premtimesh për rrugë, punësim dhe zhvillim, tani na mbetet të besojmë se një emër spektakolar dhe disa postime në Instagram do ta kthejnë Shkodrën, Velipojën e Shëngjinin në Dubai të Ballkanit. Veriu nuk ka nevojë për fjalë të bukura, por për investime reale që të rinjtë të mos vazhdojnë të largohen sapo hapet “porta” e aeroportit.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


