11 C
Sterling Heights
22/02/2024, 23:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kush është ‘Doktori i Portokallisë’ në jetën reale? Aktori i njohur rrëfen si u frymëzua për rolin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaVIPKush është ‘Doktori i Portokallisë’ në jetën reale? Aktori i njohur rrëfen...

Të gjithë e njohim si “Doktori i Portokallisë”, por si i lindi frymëzimi Erdit Asllanajt për të krijuar personazhin që u kthye në fenomen anëembanë Shqipërisë?

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Erditi rrëfeu se doktori nuk bazohet në një personazh real, por është një trillim me shumë element brenda që i përshtaten përditshmërisë së shqiptarëve. Doktori u konceptua fillimisht si ‘Drejtori’, ai personi dembel që donte të paguhej duke ndenjur, dhe më pas u zhvillua në atë që është sot.

Erjona Rusi: Përgjithësisht, aktorët kur zgjedhin një rol të caktuar, kanë një lloj frymëzimi. Mund të jetë një personazh që kanë njohur në jetë dhe i ka ngacmuar me diçka, ose shkojnë dhe e gjëmojnë një personazh të caktuar që pastajk t’i frymëzojë. Si e ka histroinë ky doktori yt?

Erdit Asllanaj: Janë shumë element në këtë personazh që gati u bë fenomen. Nuk ka qenë një doktor i caktuar, por kanë qenë shumë element të mbledhur, të menduar dhe imagjinuar, për të krijuar vërtetë një personazh që është fenomen në Shqipëri. Sepse unë e kam nisur si drejtor në fillim, pra ai njeriu që nuk do të punojë por do të drejtojë dhe më pas u zhvillua personazhi duke arritur në doktor.

Erjona Rusi: Shiko, po më bezdis ky Erditi mua. Unë dua doktorin ore, shko atje mbrapa dhe eja sërish si doktori.

Erdit Asllanaj: Diferenca është shumë e vogël, por po e provojmë./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img