24.3 C
Sterling Heights
02/05/2024, 0:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dua, Rita, Ava apo Bebe? Cila nga katër shqiptaret u nominua në ‘Grammy Awards 2024’?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizDua, Rita, Ava apo Bebe? Cila nga katër shqiptaret u nominua në...

Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele” – të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”. Dua publikoi një fotogaleri në Instagram nga prapaskenat e klipit të saj më të fundit “Houdini”.

“10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, shkroi artistja nga Kosova në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, edhe Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi me David Guettan, e cila tregonte se ishte nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards 2024’.

“Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”, shkroi Rexha në Instagram./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img