Kultivimi i vreshtarisë dhe prodhimi i verës është kthyer tashmë në një biznes në rritje, që dominon në të gjitha zonat e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video të nismës “Wines of Albania”, e cila promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik.
Rama tha se “Wines of Albania” është një nismë që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik, ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare”.
Vreshtaria shqiptare me traditë mijëravjeçare të dokumentuar, krahas peripecive gjatë kësaj periudhe historike, në 10 vitet e fundit ka marrë hov zhvillimi cilësor.
Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti, kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.
Dhjetë kultivarët e hardhive me të cilët verërat shqiptare mund të përfaqësohen më denjësisht janë: Cerujë, Debinë, Dibrak, Kallmet, Pulës, Serrinë, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, Vlosh, Vranç./lexo.al