4.8 C
Sterling Heights
20/04/2024, 15:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sara është 10 vjeç, po rritet në një fshat të Kolonjës dhe të gjithë e kemi zili

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori NjerzoreSara është 10 vjeç, po rritet në një fshat të Kolonjës dhe...

Herën e parë që kam shkuar te Farma Sotira, në Kolonjë, pas dreke, i kërkuam Jonidës të na udhëzonte për të bërë një shëtitje në natyrën e mrekullueshme të zonës. Për të qenë të sigurt, tha, po dërgoj Sarën me ju, do t’ju shoqërojë ajo.

Sara ishte 7 vjeç. Pasigurinë e parë nëse do duhet të kujdeseshim ne për të apo ajo për ne, Sara e largoi menjëherë. Dinte jo vetëm të na udhëhiqte për të na treguar shtigjet më të bukura përreth Fermës ku ishte rritur, por edhe të gjente rrugët më të shkurtëra, të tregonte histori të së shkuarës a ngjarje gazmore që i kishin ndodhur me turistë të tjerë. Kaluam me Sarën rreth dy orë, me mendimin që kur të ktheheshim sërish, kush e di se kur, Sara jo vetëm që do të ketë zhvilluar njohuritë e saj për terrenin, por do të ketë trajnuar edhe aftësitë fizike për t’u marrë me sportet që e ëma, Jonida, synonte të përfshinte në guidën e fermës. Hipizmi ishte përparësia e tyre.

Pak ditë më parë, shoh një fotografi që dukej e shkëputur nga xhirimet e filmave, nuk dukej qartë kush ishte duke kalëruar, por kuptohej menjëherë, prej fjalëve të Jonidës që shoqëronin fotografinë se ishte Sara, ca vite më e rritur.

“Jeta në fshat për fëmijët mund të jetë e ndryshme nga jeta në qytet. Fshatrat ofrojnë një mjedis më të qetë dhe më të afërt me natyrën, duke i dhënë fëmijëve mundësinë për të eksploruar dhe për të luajtur në hapësira të hapura. Kjo mund të sjellë përfitime të mëdha për zhvillimin e tyre fizik dhe emocional.

Në fshat, fëmijët mund të kenë më shumë mundësi për të mësuar për bujqësinë dhe kultivimin e tokës, duke punuar në fermat e familjes së tyre ose duke ndihmuar në kujdesin e kafshëve. Kjo mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një ndjenjë të përgjegjësisë dhe të kujdesit për natyrën.”-shkruan Jonida.

Fjalët e saj vijnë nga një realitet tjetër, nuk i ngjajnë fare pamjes së fëmijëve që i sheh kudo me telefona nëpër duar, për të mos prishur rehatinë e prindërve të tyre që iu dedikohen gostive të tryezave, pa menduar se ç’I pret fëmijët në të ardhmen.

Padyshim, edhe Sara ka mundësi të përdori telefonin, por as që i shkon mendja për të. Është kaq e zënë me mësimet e shkollës dhe eksplorimin e përditshëm të natyrës, sa argëtimet virtuale i duken të kota. Gjatë fundjavave ndihmon edhe shërbimin e restorantit të prindërve, duke çuar gjëra të vogla në tryeza, vetëm për të qenë gjithnjë e dobishme. Fëmijët që rriten në qytet as që e njohin kënaqësinë dhe përjetimet që ka Sara duke u rritur me kafshët, në natyrë, se edhe kur shkojnë fundjavave për pushime, qëndrojnë sërish në ekranin e tyre të telefonit, sepse vetëm atë argëtim njohin, ndërsa nuk kanë ende informacionin e duhur për skoliozën, as ata as prindërit e tyre./ Ani Jaupaj, Living./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img