21.7 C
Sterling Heights
17/07/2024, 14:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zbulim sensacional në Kroaci: Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaArkeologjiZbulim sensacional në Kroaci: Helmetë ilire 2500 vjet e vjetër

Arkeologët ende hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një përkrenare që ishte dhuratë përkushtimi për një luftëtar të rënë apo nëse ishte e vlefshme për të gjithë turmën, pra nëse ishte në shërbim të varrimeve të tjera. Është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë

I njëjti ekip që gjeti helmetën ilire në vitin 2020, në po të njëjtin vend në Zakotorc të Peleshacit në Dalmaci të Kroacisë ka gjetur helmetën e radhës, e cila sipas analizave të para është më e vjetër sesa ajo që u gjet më herët. Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash daton prej shekullit V – VI p.e.s., që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, ka thënë arkeologia Marta Kalebota
(Slobodna Dalmacija) – Katër vjet pas zbulimit fascinues të helmetës ilire mbi 2000 mijë të vjetër në Zakotorc të Peleshacit në zemër të Dalmacisë në Kroaci, arkeologët kanë gjetur edhe një tjetër të këtij lloji dhe atë edhe më të vjetër. Lajmin për zbulimin sensacional mëngjesin e së mërkurës e ka dhënë Marta Kalebota, arkeologe e Muzeut të Qytetit të Korçulës dhe pjesëtare e ekipit të arkeologëve që gërmojnë në Zakotorc. I njëjti ekip gjeti helmetën ilire në vitin 2020. Ani pse paraprakisht dihet që helmeta e zbuluar tash është edhe më e vjetër, detajet do të konfirmohen pas analizës së thukët.

“Hrvoje e ngriti gurin dhe nisi të thërrasë se ka gjetur edhe një helmetë! Është pak të thuhet se është ndjenjë fenomenale. Jam fort e emocionuar, gjetje e mahnitshme dhe atë për të dytën herë. Kjo helmetë është gjetur nja dhjetë metra vijë ajrore prej lokacionit ku u gjet ajo e para. Është pak më ndryshe, dallohet prej faqoreve që na bëjnë të konstatojmë se kjo që është gjetur tash, daton prej shekullit V – VI p.e.s., që do të thotë se është më e vjetër se e para, por detajet duhet t’i hulumtojmë edhe më”, citohet të ketë thënë arkeologia Kalebota. Pos saj, ekipi përbëhet nga dr.sc. prof. Hrvoje Potrebic nga Departamenti i Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, i cili e gjeti helmetën, si dhe nga Domagoj Perkiq nga Muzetë e Dubrovnikut që udhëheq ekipin dhe financon gërmimet.

Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një aneks gjysmërrethor, rrethuar me gurë në një grumbull të madh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

Arkeologët ende hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një përkrenare që ishte dhuratë përkushtimi për një luftëtar të rënë apo nëse ishte e vlefshme për të gjithë turmën, pra nëse ishte në shërbim të varrimeve të tjera. Është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë.

Detajet për të do të publikohen së shpejti. Arsye e dëshmuar se përse helmeta kaq të vlefshme gjenden në Zakotorc, është sigurisht Kanali i Peleshacit. Për mijëra vjet, kanali detar 12 kilometra i gjatë që ndan ishullin e Korçulës dhe gadishullin e Peleshacit, ishte dhe mbetet rruga më e sigurt dhe më e shkurtër tregtare dhe e udhëtarëve për në Dubrovnik. Kanali i Peleshacit është edhe arsye e shumë lokaliteteve të tjera arkeologjike në ishull e gadishull dhe njerëzit që jetonin aty ishin rëndom të pasur, sa për shkak të piraterisë aq edhe të tregtisë, e që dëshmohet nga artefaktet e gjetura, shumica objekte të shtrenjta. Arkeologët kanë arritur në përfundimin se përkrenarja e parë më shume gjasa u përkiste plerejëve (ose pyrejëve) ilirë, e për të dytën do të dihet më shumë pas analizës.

Marrë nga “Slobodna Dalmacija”. Përktheu:/KOHA.net./koha.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img