28.9 C
Sterling Heights
15/07/2026, 12:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Super e Marta” e zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Shqipëria mbyll tre kapituj të negociatave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Super e Marta” e zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Shqipëria mbyll tre...

Bashkimi Evropian po zhvillon këtë të martë një nga ditët më të rëndësishme të procesit të zgjerimit në më shumë se dy dekada. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar 14 korrikun si një “Super të Martë”, duke theksuar se për herë të parë në mbi 20 vjet zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Në një postim në rrjetin social X, Kos nënvizoi se katër vendet që udhëheqin procesin e integrimit – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkroi Marta Kos.

Komisionerja evropiane publikoi gjithashtu një video-mesazh në platformën X, ku vlerësoi progresin e vendeve kandidate dhe konfirmoi se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave.

Ky zhvillim konsiderohet një sinjal pozitiv për ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe pasqyron ritmin e përshpejtuar të negociatave gjatë muajve të fundit.

Me konferencat e zhvilluara këtë të martë, Bashkimi Evropian synon të japë një shtysë të re politikës së zgjerimit, në një kohë kur integrimi i vendeve kandidate shihet si një prioritet strategjik për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit- Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi- po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkruan Kos.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img