Gjate ngjarjeve te protestestes se sotme, teksa rezistenca qytetare vazhdon te duket e palekundur perballe cdo veshtiresie, njoftohet edhe lendimi i artistit Bledar Cakalli.
Bledar Cakalli, te cilin e kemi pasur edhe te ftuar ne ACTV ne te shkuaren, eshte nje artist i pikturave murale dhe aktivist i ceshtjes kombetare.
Ai ka shpenzuar shume vite te jetes se tij duke mbushur Shqiperine plot me art qe promovon figurat dhe identitetin tone kombetar. Fatkeqesisht, edhe per persona qe kane dhene nje kontribut te tille pa asnje perfitim personal, qeveria jo vetem qe nuk i ndihmon por shpesh here u veshtireson angazhimin e tyre qytetar.
Ky nuk eshte rasti i pare ku patriotet, njerezit e ndershem dhe puntore perballen me dhunen e pa justifikuar te shtetit policor te ndertuar ne dekaden e fundit.
Shembull j qarte eshte rasti konkret ku gjate protestave ne Shqiperi, aktivisti ka mbetur i lenduar.
Bledari nuk eshte njeri i dhunes, perkundrazi ai eshte promovues i vlerave kombetare, ku prej tyre ne njohim mikpritjen, rrespektin, mbajtjen e fjales, tolerancen e shume vlera te tjera. Megjithate, me sa duket qeveria nuk ndan te njejtat vlera me njerezit e moralshem, por ajo vazhdon te tregoje ne menyre te perseritur dhe arrogante se eshte nje qeveri anti popullore dhe rrepresive qe ne menyre te frikshme po rikthen skenaret e regjimeve te se shkuares se erret te Shqiperise.
Stafi i ACTV i uron Bledarit sherim te shpejte.
27 Korrik, 2026


