28 C
Sterling Heights
27/07/2026, 13:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tensione pas seancës plenare, protestuesit godasin me vezë automjetin e Taulant Ballës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTensione pas seancës plenare, protestuesit godasin me vezë automjetin e Taulant Ballës

Pas përfundimit të seancës plenare të kësaj të hëne, jashtë ambienteve të Kuvendit janë regjistruar sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Gjatë largimit të deputetëve nga godina e Parlamentit, një grup protestuesish ishte mbledhur pranë hyrjes, ku shprehu pakënaqësinë ndaj mazhorancës dhe zhvillimeve të seancës.

Në këtë situatë, automjeti i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u godit me vezë teksa ai po largohej nga Kuvendi. Sipas pamjeve të publikuara në media, protestuesit hodhën disa vezë në drejtim të automjetit në momentin që ai po nisej nga zona.

Incidenti ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar jashtë Parlamentit, e cila u shoqërua me momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, të angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Deri në këto momente nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme të tjera të konsiderueshme si pasojë e incidentit. Gjithashtu, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Taulant Balla lidhur me ngjarjen.

Protesta u zhvillua paralelisht me seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar, ku Kuvendi miratoi disa projektligje, përfshirë edhe marrëveshjen për huanë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img