21 C
Sterling Heights
17/07/2024, 12:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Koncerti në Gjermani/ Elvana Gjata ka një mesazh për veten e saj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizKoncerti në Gjermani/ Elvana Gjata ka një mesazh për veten e saj

Elvana Gjata pak ditë më parë mbajti një koncert në Gjermani ku u mirëprit dhe duartrokit nga fansat e saj. Në skenën e madhe në Këln, Gjata performoi krahë artistëve më me emër dhe për këtë ajo sot ka përcjellë një mesazh falenderimi në Instagram.

“Ky është koncerti i parë i një artisti shiptar që guxon në një arenë europiane dhe për mua ishte një sfidë e madhe që bashkë me KUADR dhe EASY SHQIP, vendosëm ta marrim përsipër, edhe pse në një kohë shumë të shkurtër. Jam krenare dhe mirënjohëse për secilin prej jush që ndriçuat arenën, një atmosferë ëndrrash, JU DUA.

Ju premtoj se ishte koncerti i parë por jo i fundit! Dua të falenderoj të gjithë miqtë e mi artistë për muziken që kemi sjellë bashkë e që ndatë skenën me mua në këtë mbrëmje.

KUQEZI. Një falenderim i madh shkon dhe për trupën e baletit, bandën e mrekullueshme live, dhe secilin prej ekipit të madh që solli në skenë këtë show! Thank you”, shkruan ajo në postim./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img