-6.9 C
Sterling Heights
22/01/2026, 21:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ishin nisur nga Kroacia drejt Turqisë, veliera me tre turistët e huaj ngec përballë derdhjes së Semanit, shpëtohet nga policia kufitare e Vlorës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaIshin nisur nga Kroacia drejt Turqisë, veliera me tre turistët e huaj...

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Veliera Vlore

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img