-6.9 C
Sterling Heights
17/01/2026, 18:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rrahmani është kthyer në shtyllën e Napolit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRrahmani është kthyer në shtyllën e Napolit

Amir Rrahmani është konfirmuar në këtë sezon si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në futbollin botëror.

Qendërmbrojtësi i Kosovës po kalon një formë të jashtëzakonshme me klubin e tij dhe është pjesë e padiskutueshme e suksesit të të kaltërve në këtë sezon në Itali dhe në Europë.

Pavarësisht paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme te napolitanët ku është i paprekshëm në formacionin titullar, Rrahmani nuk është ndër lojtarët më të vlerësuar ekonomikisht nga klubi.

29-vjeçari është kthyer në një element i cili po mbahet në mbikëqyrje edhe nga klube të tjera ndaj Napoli duket se është gati të bëjë një hap të rëndësishëm për të blinduar futbollistin e afruar në vitin 2020 nga Verona.

Kontrata aktuale e Rrahmanit i siguron atij 1,3 milionë euro në vit, por “La Gazzetta dello Sport” bën të qartë se klubi po mendon rinovimin me shifra financiare shumë më të rëndësishme, për të siguruar që futbollisti do të vazhdojë karrierën me të edhe pas përfundimit të marrëveshjes mes palëve në vitin 2024.

Në mediat italiane spekulohet se rroga e tij e re do të kalojë dyfishin e asaj që përfiton aktualisht, duke iu afruar 3 milionë eurove në sezon edhe falë bonuseve të zakonshëm që vendos presidenti De Laurentis.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img