-8.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 21:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova kthehet nga Grand Slam-i i Gjeorgjisë me tri medalje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiKosova kthehet nga Grand Slam-i i Gjeorgjisë me tri medalje

Sot ka përfunduar garimi i xhudistëve të Kosovës në Grand Slamin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sot garoi Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë, por u ndal qysh në raundin e dytë.

Ajo u mund me ëaza-ari nga italiania Alice Bellandi, duke mbetur pa medalje.

Në raundin e parë, Kuka triumfoi me IPPON ndaj xhudistes britanike, Emma Reid.

Megjithatë, ekipi i Kosovës në xhudo arriti të fitonte tri medalje të argjendta, nga gjashtë garuese që morën pjesë.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje të argjendta.

Kurse, Loriana Kuka, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq mbetën pa medalje.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img