-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 11:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Enrique, në garë për stolin e Chelsea

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiEnrique, në garë për stolin e Chelsea

Chelsea kthehet te Luis Enrique. Sipas “Sun”, ish-trajneri i Spanjës është në ‘pole position’ për të zëvendësuar Potterin.

Në fillim, klubi anglez ishte i orientuar drejt basteve të forta për Nagelsmann, por duhet një marrëveshje me Bayern për ta regjistruar atë.

Klubi gjerman, edhe nën dritën e kalendarit të Champions League, i cili mund të bënte që fatet e Bayernit dhe Chelseat të kryqëzoheshin në gjysmëfinale, mori kohë, duke bërë që anglezët të largonin vëmendjen në profile të tjera.

Drejtuesit e Chelseat e pëlqejnë Luis Enriquen dhe rezultatet e arritura te Barcelona, ​​ku e gjeti veten duke menaxhuar një ekip të nivelit, çojnë në vlerësime më shumë se pozitive ndaj tij.

Kështu spanjolli kërcen në krye të listës së favoritëve për stolin e bluve.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img