-7.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 11:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rashica i motivon shokët e skuadrës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRashica i motivon shokët e skuadrës

Milot Rashica ka qenë përsëri protagonist i Galatasarayt në fitoren e radhës, 4:1 në udhëtim ndaj Alanyasporit.

Futbollisti ynë e realizoi golin e katërt dhe të fundit të ekipit nga Stambolli, duke arritur kështu në kuotën e katër golave në Superligën turke krahas dy të tjerave që i ka realizuar në Kupën e Turqisë.

Vushtrriasi ndihet i lumtur që po mund ta ndihmojë Galatasarayn, i cili është lider i padiskutueshëm në ligën elitare turke.

Futbollisti në pronësi të Norwichit i ka motivuar edhe bashkëlojtarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Paraqitje solide e ekipit, ne duhet ta mbajmë këtë ritëm dhe këtë përqendrim.

I lumtur që e ndihmova ekipin me një gol. Shkojmë përpara luanë, të gjithë së bashku”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar.

Rashica e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klubin nga Stambolli për një kohë të gjatë, ani pse është vetëm i huazuar tek Galata për një vit.

Gjiganti turk është duke e shikuar mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit ofanziv, i cili i ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img