Të qëndroni me orë të gjata në punë do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe shpesh të ndieni këmbët tuaja të fryhen. Ushtrimet e forta dhe ato që ju sforcojnë, kushtet e ndryshme të këmbëve dhe një sërë faktorësh të tjerë mund të ndikojnë në nivelin e ënjtjes në këmbët tuaja.
Në rast se ënjtja është në nivel të ulët, mafton të përdorni këto ushqime që mund ti keni në shtëpi.
- Panxhari: Përveç se është një diuretik që mund të zvogëlojë ënjtjen, panxhari është gjithashtu një burim i mirë i antioksidantëve.
- Majdanozi: Besohet se zvogëlon pompat e joneve të natriumit dhe kaliumit në trup, majdanozi është gjithashtu një diuretik natyral që mund të zvogëlojë ënjtjen dhe mbajtjen e ujit.
- Qershitë: Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe reduktojnë inflamacionin.
- Ananasi: Enzimat në këtë frut tropikal ndihmojnë trupin tuaj të riparojë ligamentet e tendosura.
- Ujë, kastravec dhe limon: Nëse ndieni ënjtje shtoni disa feta kastraveci dhe limoni në një gotë me ujë. Sic e dimë uji është një nga hidratuesit më të mirë dhe bashkë me kastravecin dhe limonin ato japin një efekt të mrekullueshëm.
Kastraveci dhe limoni kanë veti anti inflamatore të cilat ndihmojnë me fryrjen e këmbëve. Ndonjëherë, ënjtja mund të ndodhë për shkak të mbajtjes së tepërt të lëngjeve në trup. Dhe zgjidhja e kësaj është është konsumimi i kastravecit.
Foto nga Mediaphotos/iStock.


