-20.7 C
Sterling Heights
24/01/2026, 4:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“S’njohim rezultatet në ato qendra ku janë vënë komisionerë të paligjshëm”, Berisha: Ka dyshime të forta se është ndërhyrë në pajisjet e votimit elektronik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“S’njohim rezultatet në ato qendra ku janë vënë komisionerë të paligjshëm”, Berisha:...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka dyshime të forta se është ndërhyrë në pajisjet e votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij para Kryesisë, Berisha tha se këto dyshime duhen faktuar, ndërsa duke iu referuar ekspertëve, ai tha se pajisjet elektronike nuk ishin të sigurta.“Ne nuk mund të çedojmë para kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik, por faktet e shumta janë mbledhur dhe po mblidhen. Një informacion që kemi është 100% i sigurt. janë përdorur si militantë të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar dhe asistuar zgjedhësit. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të partisë Socialiste. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtim me të gjitha ligjet mund të ketë sheqeruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra ku është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. Këto janë të dokumentuara, por ka dyshime të forta se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive.

Natyrisht dyshimet duhen provuar. Se të themi që është ndërhyrë, duhet ta faktojmë, se nuk mund ta themi. Por ka dyshime se është ndërhyrë në alogrimin e tyre. Ekspertë të fushës, me njohuri në këtë fushë, konfirmojnë se këto makineri kësaj radhe nuk kanë qenë të sigurta. Ekspertët kanë bërë sugjerime te tyre se si këto makineri mund të bëhen të sigurta. Pra, ata kanë bërë konstatime dhe thonë se nuk kanë qenë të sigurta. Sidoqoftë ne do të ndjekim deri në fund çdo shkelje ligji dhe dhunim të votës. Nuk mund ta njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve, të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Jo!”, tha Berisha.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img